Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka shënuar golin e parë në fanellën e Lazios. Ai realizoi në fitoren e thellë, 6:1, ndaj Spezias. Në këtë ndeshje për pak minuta u paraqit edhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.
Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Ciro Immobile që shënoi hat-trick në pjesën e parë.
Të parët shënuan mysafirët në minutën e katërt me Daniele Verde për 1:0. Por vendasit barazuan shpejt në minutën e pestë me Ciro Immobile për 1:1. Në minutën e 15-të ishte sërish Immobile që realizoi për 2:1. 31-vjeçari në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi për 3:1 për të kompletuar hat-trickun.
Me të filluar pjesa e dytë vendasit shënuan në minutën e 47-të me Filippe Anderson për 4:1.
Në listën e shënuesve u regjistruar edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj që shënoi për 5:1 në minutën e 70-të.
Nikoqirët golin e gjashtë e shënuan në minutën e 86-të me Luis Alberton për 6:1.
Në këtë ndeshje në minutën e 81-të u inkuadrua sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.