Hysen Durmishi: Petrit Bajraktari është shtyllë e organizimit të Lëvizjes në Drenas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani zëvendësministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi, ka kërkuar votën  qytetarëve të Drenasit për aktivistin e Petrit Bajraktari.

Durmishi ka theksuar se Petrit Bajraktari është shtyllë e organizimit të Lëvizjes në Drenas.

“Petrit Bajraktari është shtyllë e organizimit të Lëvizjes në Drenas. E mbaj mend takimin e parë me të në zyre të Lëvizjes afër Postës së madhe në vitin 2005. Që nga atëherë ai nuk u ndal pèr asnjë moment deri më sot. Ishte themelues i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Drenas dhe kryetar i saj. Petriti ka kontribuar shumë me shkrime e me organizime të shumta në Drenas e çdokund në Kosovë. Vlerësimin maksimal e kam për aktivistët si Petriti që vepruan që nga ditët e para dhe atë në zonat ku ishte shumë vështirë të veprohej.

Unë jam i nderuar që e kam një shok të tillë. Aktualisht Petriti është pjesë e kabinetit në ministri.

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Petrit Bajraktari është kandidat i Lëvizjes për asamble komunale me nr.11. Vota për të e nderon Lëvizjen por ju nderon edhe juve secilin që e votoni. Jam i bindur se ai do të jetë zëri juaj me përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.

Voto Lëvizjen VETËVENDOSJE!, pra nr.144

Voto Petrit Bajraktarin, pra nr.11”, ka shkruar Durimishi në Facebook.

Share This Article