Hyseni takonReekerin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koordinatori shtetëror, Skënder Hyseni ka njoftuar se është takuar në Bruksel me Ndihmës -sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me Reekerin është biseduar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Hyseni thotë të ketë theksuar se roli i SHBA-së në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

“Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendësueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

Share This Article