Hysi: Sfidat e Ballkanit, integrimi europian dhe vijimi i reformave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, mori pjesë në punimet e Samitit të Paqes të vendeve të Evropës Juglindore, i organizuar nga Federata Universale e Paqes nën kujdesin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë dy ditëve në Tiranë.

Samiti, mblodhi bashkë kryetarë shtetesh, kryeministra, ish kryetarë shtetesh, personalitete të larta të politikës, krerë të besimeve fetare,  parlamentarë dhe ish parlamentarë, ambasadorë  dhe ish ambasadorë, gra lidere dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ambasadorë të paqes dhe të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Hysi shprehu qëndrimet e Kuvendit në lidhje me adresimin e sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e parlamentarëve.

“Integrimi Evropian, vijimi i reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, bashkëpunimi mes parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, rritja e diplomacisë parlamentare, forcimi i kontrollit parlamentar për efektivitetin e ligjeve të miratuara, inkurajimi i qeverisë për zbatimin e programeve që mundësojnë punësimin e të rinjve në vend”, u shpreh ajo./ATSH/

Share This Article