• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Dr. Hysni Aliu: Qeveria “Kurti 2” ka bërë historinë për Kosovën dhe kombin për këta 9 muaj

Hysni Aliu: Historikisht oksigjeni i mbijetesës së kombit shqiptare kanë qenë SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore

by albnews
10 January, 2022
in Albania, Kosova
0
10
VIEWS

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Ngjarjet e fundit në Shqipëri, ato në Kosovë gjatë krizës së fundit energjetike, në Maqedoninë veriut ku jetojnë shqiptarët, pore edhe gjatë 20 viteve të fundit si komb në tërësi, më shtyn të shkruaj për një temë që fatkeqësisht shumë pak po shtjellohet në shoqërinë tonë e si rrjedhojë punët i kemi ashtu si i kemi. Nuk ka më mjerim të madhe për një popull sesa mungesa e një identiteti, i cili e përcakton rrugën që ai popull e ndjek në çdo kohë të historisë. Nëse njeriu nuk e ka një plotësi të identiteti të vet, atëherë zbraztësirat i shfrytëzojnë dashakeqët që mundë të gjenden brenda kombit por edhe ata jashtë kombit që kanë nevojë për shërbëtor e jo për konkurrent në vlera. Nuk ka gjë më trishtuese sesa kur një individ dhe një shoqëri nuk din ta dalloj se kush është miku dhe kush është armiku i vet, nuk din ta dalloj dëmin nga dobia, dhe nuk din ti dalloj gjërat që e qojnë përpara nga ato që shkaktojnë robëri. Miqtë e mirë janë sikurse oksigjeni për trupin tonë, andaj ashtu siç nuk mundemi të jetojmë pa oksigjen, ne nuk mundemi të ju mbijetojmë sfidave që na sjell rrethi dhe bota në tërësi. Bota tani funksionon si një, dhe fqinji yt është edhe ai që është 15 mi kilometra larg, ashtu siç është aj që gjeografikisht shtrihet pran teje. 

Historikisht, oksigjeni i mbijetesës së kombit shqiptare kanë qenë SHBA-të, por edhe vendet tjera perëndimore kush më shumë e kush më pak, andaj nëse ne nuk dimë ta ruajmë oksigjenin tonë që është SHBA dhe të tjerët, jemi të dënuar të vuajmë nga asfiksia, që është shkatërruese për secilin. Natyrisht, që ekziston mundësia e thithjes së ajrit të ndotur kancerogjen që vjen nga lindja por nuk besoj që një komb i mençur  bënë zgjidhje vetë shkatërruese. 

Si një njeri, që për 44 vite jam zgjuar dhe kam fjetur me librin, e ndiej obligim të deklarohem që jam në anën e SHBA së, jam në anën e ambasadores së SHBA- ëe në Shqipëri, Juri Kim  dhe jam në anën e interesave dhe linjës strategjike të perëndimit. Po deklarohem kështu, sepse e dua kombin tim, e dua Shqipërinë, e dua Kosovën, e dua Maqedoninë e Veriut ku jetojnë një shumicë e madhe shqiptare, dhe e dua tërë botën demokratike dhe gjithë njerëzit që punojnë për të mirën e vetvetes por edhe të tjerëve në rajon dhe botë, si rrjedhojë e dua perëndimin e dua SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën Italinë, dhe çdo gjë perëndimore. 

Ne si komb historikisht kemi një tendencë që udhëheqësve politik të ju qasemi nëpërmjet emocioneve, ku mendja lihet në rend të dytë. Kemi një tendencë që gjerat ti vlerësojmë njëherë e jo në kontinuitet ashtu siç veprohet në boten perëndimore.  Njeriu si qenie e veçantë, ka një tendencë të ndryshoj vazhdimisht, dhe të përshtatet në rrethana të caktuara. Zakonisht, kur është fjala për lider politik, ata e shpenzojnë vetveten dhe atë që kanë për të ofruar te populli i vet, sepse politika është interes, dhe në momentin që interesi i individit është realizuar, motivimi për të dhënë më të mirën bije si rrjedhojë edhe produktiviteti individual. Të rrallë janë ata që kanë një dinjitet aq të fortë sa që të ju rezistojnë furtunave dhe  emocioneve, lakmisë, dhe kënaqësisë së të qenurit udhëheqës dhe që veten e shndërrojnë në një shërbëtore të popullit.  Pra, njeriu, duhet të jetë si individ, i gatshëm të sakrifikohet, për të mirën e një çatie- kulmi të përbashkët për të gjithë e ajo çati është shteti, në vend që të vendosë interesin individual në rend të parë.

Pasi që, egoizmi, instikti, xhelozia, idhnimi, urrejtja, gara për të qenë i pari  dhe gara për të qëndruar i pari pafundësisht janë tipare të njeriut, është shumë pak e besueshme që njeriu të del kundër tipareve të vetvetes, dhe të jetë një profet që nga vetvetja jep për të tjerët. Duke nxjerr konkluzione nga kjo që shkrova më lartë, një shoqëri bën gabim të madh jetësore e historik që ju kushton gjeneratave të tëra, kur ndonjë figurë politike e konsideron si të pazëvendësueshëm e historike, përderisa figura e caktuar është në pushtet ose synon të vij në pushtet. 

Bota dhe njerëzimi, është krijuar në një mënyrë që secili nga ne është i përkohshëm në këtë botë, si rrjedhojë edhe i zëvendësueshëm. Në këtë kuadër, edhe politikanët janë të përkohshëm dhe duhet të jenë absolutisht të zëvendësueshëm.  Të mendosh të kundërtën, është të jesh jo realist e jo i sinqertë me vetveten por edhe me mbar njerëzimin.  Ne si shqiptare, duhet të mësojmë nga perëndimi, ku ndjenjave ju jepet shumë pak hapësirë në aspektin e çështjeve që ndërlidhen me ardhmërinë e një shteti a po kombi, e kundërta, shfrytëzohet mendja në vendimmarrje, me bindjen e thellë që  vendimi dhe orientimi i caktuar është gjëja më adekuate për zhvillimin e shoqërisë. 

Kur lidhesh për një figurë të caktuar politike, në mënyrë emocionale, je i dënuar për ti shërbyer atij, dhe në mënyrë automatike i lejon asaj figure politike që nga një shërbëtor i yti si individ e i shoqërisë në tersi, të shndërrohet në një  robërues e mbret, apo udhëheqës shpirtëror, i cili mban në grusht çdo gjë që sillet rreth ti dhe për të, duke i orientuar energjitë pozitive dhe benefitet e të qenurit në pushtet ose politikë vetëm kah vetvetja dhe njerëzit e tij të afërt, ndërsa për ata që janë shndërruar në robër të një udhëheqësi shpirtërore ofron kafshatën e mbijetesës, kafshatë e cila shpesh ju mbetet në fyt, tërë shoqërisë.  Secili nga ne, dhe pastaj të gjithë së bashku, duhet të krijojmë bindje personale, që rrjedhin nga analizat gjithëpërfshirëse, dhe pastaj atë bindje personale ta përshtatim me bindjen e përgjithshme shoqërore që dominon, e zakonisht mençuria gjendet tek populli, në mënyrë që të shmangim mundësinë e të qenurit të manipulueshëm, nga mendjet e sëmura, apo interesat e individëve  të caktuar, që nuk ndërlidhen me mirëqenien e shoqërisë, por ke mirëqenien personale e familjare të politikanëve apo liderëve të caktuar.

 Pra, historinë le ta bëjnë individët, le ta shkruan historia dhe le ta vlerësojnë gjeneratat që vijnë, por mos të krijojmë lider të gjallë historik derisa jemi duke  e jetuar të tanishmen, sepse pastaj e tanishmja i shërben të kaluarës e jo të ardhmes së kombit. Një dashuri e ndërlidhje emocionale e tepruar dhe e pa kusht, është e dëmshme  edhe për atë individ që e donë të tjerët, por edhe për atë që duhet  apo simpatizohet nga të tjerët , madje kjo rregull vlen edhe në raportet prind fëmijë, e mos të flasim për raportet politikan  individ ose shoqëri. Një dashuri e pakusht, nuk i jep arsye tjetrit që të bëjë diçka të mirë për të merituar dashurinë, ndërsa kjo shkakton prodhimin e reaksioneve që janë më të lehta që zakonisht janë negative, ku ai që dëmtohet është individi që dashuron me shpirt, por në fund të fundit edhe ai që duhet sepse vetë shkatërrimi i tij vjen si pasojë e toksicitetit që akumulohet përgjatë këtij negativizmi.  Pra, qasja emocionale ndaj gjërave, ndodhive dhe individit, ka shumë më shumë gjasa të jetë shkatërrues për shoqërinë se sa të sjell pozitivitet. Ne duhet që çdo ditë, çdo moment që jetojmë ti formulojmë konkluzionet në mendjen tonë, për vetvete, rrethin ku jetojmë dhe ata që mbajnë përgjegjësin për udhëheqjen e kombit, në bazë të asaj që shofim tani, në bazë të asaj që kemi pa dje e pardje e më tutje më gjatë, dhe në bazë të asaj se çfarë duam të jemi nesër e pasnesër e pas viteve të tëra, duke bërë analiza objektive, që bazohen në fakte, që janë realiste, dhe që individin e konsiderojnë si një  subjekt në shërbim të kombit apo e kundërta në shërbim vetëm të vetvetes. 

Historikisht, kemi ditur  të krijojmë lider politik të cilët në fillimet e tyre kanë ditur që ta nxjerrin kombin nga burgu i robërisë, por, është po aq e vërtetë që historikisht po të njëjtit individ që e kan udhëhequr kombin në rrugën e lirisë, e kanë shpenzuar vetveten dhe nuk kanë pasur  diçka me tepër  që të japin për kombin, si rrjedhoje janë shndërruar në mirëmbajtjes ose kujdestar të vetvetes, ku një parazitizëm i tillë, i ka kushtuar kombit , dhe ka shkaktuar degradim dhe ecje mbrapa në histori për gjithë kombin, gjersa  kombet tjera kanë ecur përpara. Kështu është krijuar distanca në mes neve si shqiptare, e fqinjëve tanë e mos të flasim për distancën në vlera e kualitet  me perëndimin.  Largimi i 800000  shqiptarëve nga Shqipëria e po ashtu edhe 800000 të tjerëve nga Kosova që nga viti 2004 e këndej, tregon që ne po bëjmë zgjedhje të gabuara politike që po bazohen në ndjenja e jo në logjikë të shëndoshë, dhe si rrjedhojë pasojat po i ndjejnë gjeneratat që po vijnë. Kjo që po ndodhë tani në Shqipëri, e ajo që ka ndodhur në Kosovë për 20 vite, deri në ndërrimin e pushteteve vitin e kaluar, ku ka qenë  një robëri e vetë shkaktuar, që mendja e shëndoshë nuk mundet ta kuptoj e as ta arsyetoj. 

Nëse dëshiron që një shoqëri të shkoj kah vetë shkatërrimi, atëherë përdorja emocionit, e njëjta ndodhë me familjen e individin. Emocionet e bëjnë individin të mos e njeh as mikun e as armikun, si rrjedhojë qasja në vetveten dhe realitetin  mungon, e kjo shkakton një privim nga mendësia  për të vendosur për vetveten, nga një gjykim i shëndoshë i tërësisë që na rrethon, gjë që ju jep të tjerëve mundësinë të bëhen zot i juaj e ti shndërrohesh në rob i dikujt.

 A po duam ne si individ të jemi zot të vetvetes apo robër të politikanëve që definitivisht i ka harxhuar  koha, kjo është një pyetje e madhe, e përgjigjen e gjeni nëse uleni dhe mendoni e i analizoni gjërat nëpërmes fakteve që flasin pro dhe kundër një orientimi të caktuar.  Ne si komb, duhet ti fundosim këto figura toksike, që po kërcënojnë interesin e gjithë shoqërisë, duhet të fundosen shpejt dhe menjëherë, ashtu siç duhet të shuhet zjarri në fillimet e ti, përndryshe pasojat do të jenë të mëdha. 

Ky shkrim nuk nuk shprehin qëndrimet e Albuk Tv

Previous Post

Një i vdekur dhe 793 raste pozitive me Covid-19 sot në Shqipëri

Next Post

Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

albnews

albnews

Related Posts

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano
Albania

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Next Post
Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM