I akuzuar për skemën e mikrokredive, vetëvritet 45-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vuri nën sekuestro dy shoqëri tregtare të mikro-kredive, MCA dhe FINAL, të cilat funksionin si skema mashtrimi me pasojë zhvatjen e parave e pasurive të qindra qytetarëve, njëri prej të akuzuarve ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se 45-vjeçari Olsi Ibro është vetëhedhur nga pallati ku banonte në rrugën ‘Ramazan Shijaku’, pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Share This Article