I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Nikulaj, portugezi “kyç” gojën para prokurorëve, refuzon bashkëpunimin me drejtësinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit 2023, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17-janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedës me Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Share This Article