ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 2 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 2 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 2 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 2 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

I akuzuar për vrasjen e mikut të tij Mariglen Gjonaj/ Kalon për gjykim dosja penale për 31-vjeçarin Kristjan Cenaj

albnews by albnews
19 November, 2023
in Albania
0
I akuzuar për vrasjen e mikut të tij Mariglen Gjonaj/ Kalon për gjykim dosja penale për 31-vjeçarin Kristjan Cenaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Juridiksionit të Lezhës dosja penale për shtetasin 31-vjeçar, Kristjan Cenaj, i cili u arrestua një vit më parë për vrasjen e shtetasit Mariglen Gjonaj.

31-vjeçari akuzohet për “Vjedhje me pasojë vdekjen” sipas News 24, pasi në maj të viti 2015 për një orë “Rolex” ekzekutoi mikun e tij, atëherë 16-vjeçar.

RelatedPosts

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

Ceremoni solemne në Bernë për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës

Eshtrat dhe mbetjet kockore të Mariglen Gjonajt u gjetën në 03 prill 2022 në Fushë Kuqe.

Cenaj ra në prangat e policisë vetëm pak minuta pas kishte përfunduar dasmën e të vëllait të tij,ndërsa kishte ardhur nga Italia posaçërisht për këtë gëzimfamiljar në Kurbin.

Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.

SI U ZBULUA NGJARJA

Më datë 19 maj të vitit 2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gj., se nipi i tij, shtetasi Mariglen Gjonaj, 16-vjeç, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të. Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç). Pas hetimit 2- vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit në Policinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, në Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj. Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria lokale duke përfshirë edhe ekspertët më të mirë të Policisë, nëpërmjet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës “Rolex” dhe varëse floriri etj., që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. Ekspertët mjekoligjorë kanë dalë në përfundimin se eshtrat rezultojnë të jenë të dëmtuara me mjete të forta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result