I amputoi këmbën e gabuar të pacientit, gjobitet kirurgia në Austri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kirurge në Austri është gjobitur pasi amputoi këmbën e gabuar të një pacienti në fillim të vitit.

Pacientit të moshuar i është prerë këmba e djathtë në vend të asaj të majtës, ndërsa gabimi u zbulua dy ditë më vonë.

Një gjykatë në Linz e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2700 euro.

E veja e pacientit, i cili vdiq para se rasti të shkonte në gjykatë, u shpërblye me 5000 euro për dëmet, shkruan BBC.

Gabimi në amputim u vërejt gjatë ndërrimit rutinë të fashave dhe pacientit iu tha se duhej të amputonte edhe këmbën tjetër.

Në atë kohë, spitali pati thënë se incidenti kishte ndodhur si rezultat “i një sërë rrethanash fatkeqe” dhe drejtori i tij kërkoi falje publike.

/Foto ilustrim/

Share This Article