I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit.

Prokuroria e Kukësit, njoftoi ditën e sotme se pas kërkesë së saj më 20 shtator 2024, ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit dhe të familjarëve të tij, ku përfshihen një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall. Dyshohet se këto të Dautit dhe familjarëve të tij, e kanë burimin nga veprimtaria kriminale.

Dauti aktualisht është nën akuzë nga Prokuroria e Kukësit për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu Dauti, është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Njoftimi i prokurorisë Kukës:.

Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Share This Article