I arrestuar në Londër për trafik droge, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Kukësit i ka kërkuar  Gjykatës konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash.

Dautaj ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Në shtator të vitit 2013 në makinën e tij janë gjetur 3 kg kokainë dhe në mars të vitit 2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurive:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Share This Article