I arrestuar për spiunazh, gjykata në Moskë zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan Evan Gershkovich

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Moskë ka zgjatur me tre muaj paraburgimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raportoi të enjten media shtetërore Rusia 24. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, të cilat ai dhe punëdhënësi i tij i kanë kundërshtuar ashpër.

31 vjeçari u arrestua më 29 mars nën akuzat për spiunazh. Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane. Ai i mohojnë me forcë akuzat ndërsa thuhet se një shkëmbim i mundshëm i të burgosurve po diskutohet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Gazetari është fotografuar duke mbërritur në gjykatë mëngjesin e së enjtes.

Share This Article