I arrestuar për vjedhje, vdes në spital i riu nga Tirana

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

27-vjeçari Jani Rustemi, i cili  ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT ka ndërruar jetë. Mësohet se Rustemi u nda nga jeta rreth orës 16:20.

I riu, i cili banonte në Tiranë, ishte i arrestuar për vjedhje ndërsa ka pasur precedent të mëparshëm. 27-vjeçari la pas dy fëmijë dhe bashkëshorten.

Ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen tashmë është njoftuar prokuroria, komisariati i Policisë dhe Specialisti  ShKBSB për veprime të mëtejshme hetimore.

Në fillim të këtij muaji, e ëma e të riut është shprehur se i biri kaloi në koma për shkak të pakujdesisë nga ana e forcave të rendit.

Share This Article