‘I binde të gjithë që je engjëll’, Arbana zbulon mesazhet me këngëtarin e njohur (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, më në fund ka vendosur që të ndajë disa detaje të vogla por të veçanta nga dasma e saj shumë private, që u zhvillua në Toskana, në Itali.

Arbana ka postuar në “Instastory” disa fotografi ku tregon pak nga fustani i nusërisë, nga vendi madhështor  ku u mbajt ceremonia si dhe unazat.

Sakaq, Arbana ka bërë edhe disa falënderime për të gjithë personat që i qëndruan pranë në këtë moment kaq të bukur për të dhe vetëm pak më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një foto ku tregon një bisedë që ka bërë me këngëtarin e njohur, Ylli Limanin.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në dasmën e moderatores, ku dhe ka kënduar.

Ai i ka shkruar një mesazh shumë të ëmbël Arbanës, duke e cilësuar ‘engjëll’, në dasmën e saj madhështore.

Dasma e cila bëri bashkë shumë personazhe të njohur nga bota e showbizit dhe ekranit, kishte një rregull kryesor, ndalimin postimit të fotove dhe videove nga momenti i dasmës.

Këtë rregull të ftuarit e kanë respektuar me perpikmëri.

Share This Article