ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 2 minutes ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 5 minutes ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 7 minutes ago
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit 11 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë 18 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

I burgosuri shqiptar vdiq në paraburgim në Londër, më herët i kishte thënë infermieres që ndihej keq

albnews by albnews
2 November, 2022
in Kosova, UK
0
I burgosuri shqiptar vdiq në paraburgim në Londër, më herët i kishte thënë infermieres që ndihej keq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një i ri, i identifikuar si Liridon Saliuka, 29-vjeçari me origjinë nga Kosova, ‘ishte në paraburgim për vrasje kur i tha një infermiereje se ndihej keq disa orë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij të burgut Belmarsh më 2 janar 2020’, u tha në gjykatë atje, shkruan mylondon.news.

Ai ndodhej në paraburgim nga mesi i vitit 2019 për një vrasje të dyshuar në Londrën Lindore, të cilën ai e mohoi.

RelatedPosts

King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Pati gjithashtu diskutime rreth asaj nëse banori i Harroë me origjinë nga Kosova duhej të ishte klasifikuar si invalid. Hetimi i bërë sot në Gjykatën Inner South Coroner’s London (2 nëntor) dëgjoi se një anëtar i personelit të burgut kishte ‘hedhur poshtë pretendimet e Saliukës’ për të qenë invalid – çka erdhi nga një aksident i rëndë automobilistik dy vjet më parë – pasi ai supozohej se ‘nuk po shkonte duke u bërë më keq’.

Gjykata dëgjoi gjithashtu se 29-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte shqetësime se qelia e tij nuk po pastrohej siç duhet. Në kohën e kësaj vdekjeje, atij iu dha ilaç për ta ndihmuar me depresionin dhe ankthin.

Saliuka u cilësua në gjykatë si një burrë ‘me vetëbesim’, që nuk i pëlqente të qëndronte në qelinë e tij ‘të shumtën e kohës’. U shtua po ashtu se i ndjeri shqetësohej nëse nuk do të ishte në gjendje të përdorte telefonin.

Motra e tij, Dita, raportoi se nuk kishte dëgjuar asgjë nga ai mes 27 dhe 29 dhjetorit të atij viti. Duke folur me të më 30 dhjetor, ajo pretendoi se ai i tha se ‘nuk kishte dalë nga qelia e tij që nga Dita e Boksimt’.

Saliuka thuhet të ishte shprehur se koka e tij ishte një ‘rrëmujë’, duke shtuar: ‘Po qëndroj i qetë, por digjem nga brenda’. Për shkak të gjendjes në të cilën mbeti tashmë i ndjeri pas aksidentit me veturë, atij i duhej një shtrat i posaçëm për t’u akomoduar me këtë gjendje – dhe kjo thuhet se nuk iu ofrua në burg.

Gjatë hetimit u tha po ashtu se ishte ‘e qartë që në fillim se ai ndjeu se shtrati nuk ishte i përshtatshëm për të për shkak të lëndimeve të tij’. Ai pretendoi se shtrati me të cilin kishte mbetur ishte një dënim ndaj refuzimit të tij për të lëvizur nga qelia më parë.

Herën e fundit që Saliuka u raportua se fliste me një anëtar të stafit ishte në orën 13:00 të ditës së vdekjes (2 janar 2020) ku i tha një infermiereje se nuk mund ta përballonte qëndrimin në qelinë e tij.

Pesë orë më vonë, në orën 17:46 u ngrit një kod blu (term i përdorur për të përshkruar statusin kritik të një pacienti). Megjithatë, ishte e qartë se ‘ai kishte vdekur kohë më parë’ kur u gjet.

Kosovari u shpall zyrtarisht i vdekur nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në orën 18:32 të asaj dite.

Raportohet se hetimi vazhdon.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

9 November, 2025
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result