I dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 48-vjeçar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Mësohet se Ardian Gërbi nga Bënca e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.

Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marjuanë dhe 290 gram kokainë.

Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg dhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Share This Article