I dënuar me burg përjetë, 86-vjeçari vetëvaret në spitalin e burgut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vetëvarur në tualetin e dhomës së tij në spitalin e burgjeve duke ndërruar jetë. Policia e Burgjeve sqaron se ka ndërruar jetë Njazi Ceka, 86  vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të ditës së sotme.

86-vjeçari ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me 01.06.2023, për probleme kardiake dhe kishte ardhur nga IEVP Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

Të dënuarit iu dha ndihma e parë, por që nuk ka mundur të mbijetojë.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e vdekjes së  Njazi Cekës dhe veprimeve të stafit.

Share This Article