Një 48-vjeçar shqiptar i kërkuar për vrasje nga drejtësia shqiptare është vënë në pranga dhe me kërkesë të këtij të fundit kanë nisur procedurat e ekstradimit për në Londër.
Bëhet fjalë për Artur Reshlanin,i cili u prangos nga zyra e Interpol Tirana në bashkëpunim me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në koordinim me skuadrën e ekstradimeve.
Shqiptari 48 vjeç, sipas dokumenteve paraqitur gjykatës së ekstradimeve në Londër është i dënuar për vrasje në mungesë me 22 vite burg.
Gjykatës së ekstradimeve iu tha se ndaj Artur Reshlanit është lëshuar një urdhër arresti nga Shqipëria për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm kërkesën e arrestit të Shqipërisë ndaj tij dhe i la kohë shtetasit shqiptar, kërkues i ekstradimit, 45 ditë për sjelljen e dokumentacionit.
Artur Reshlani u la me arrest në burg në pritje të vijimit të procedurave të ekstradimit.