I dënuar për krime të rënda, i burgosuri shqiptar dërgohet në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia greke është mobilizuar për të zhvilluar një transferim të rëndësishëm sot në Trikala. Sipas Protothema, e gjitha është bërë që të nxirrej nga burgu një i dënuar shqiptar, i cili do të dërgohej në spital.

Fillimisht i burgosuri, i cili nuk është identifikuar me emër, u mjekua në spitalin e burgut, më pas u vendos që të dërgohej në spital. Por duke qenë se i burgosuri mban në shpinë krime të rënda, është kërkuar ndihma e Policisë dhe për të ka pasur një mobilizim të madh.

Share This Article