I dënuari shqiptar goditet me thikë në burgun grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar, i cili po vuante dënimin në burg grek, është sulmuar me thikë në burgun e Malandrinos.

Bëhet me dije se, 46-vjecari Dhimitër Meci, i njohur me pseudonimin “Demos” u plagos pasditen e djeshme, menjëherë pas transferimit të tij në burgun e Malandrinos.

“Demos” rezulton i përfshirë në vrasjen e Yannis Lalas ngjarje e ndodhur në maj të 2025 dhe mbante marrëdhënie me Panagiotis Vlastos, një figurë e njohur e Mafias Greke.

Emri i tij është përfshirë në dosje voluminoze që lidhen me urdhër-vrasje, rrjete shantazhesh dhe plaçkitje të armatosura.

Dhimitër Meci akuzohet gjithashtu edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci.

Share This Article