ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë 4 hours ago
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni? 4 hours ago
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 4 hours ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 4 hours ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“I druhej refuzimit të vizës”, detaje nga vdekja e shqiptarit në Britani

albnews by albnews
21 September, 2022
in Albania, UK
0
Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Një person i qeshur dhe i lumtur, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga një urë…”. Kështu e nis shkrimin e saj media britanike Essex Live, teksa përcjell detaje nga seanca hetimore mbi vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar Mirsad Selgjekaj. Pikërisht në këtë seancë u zbulua se ai kishte pasur vështirësi në zgjatjen e afatit të vizës, në mënyrë që të qëndronte në Britani, ku kishte shkuar në vitin 2018.

Mirsadi u përshkrua si një person i lumtur dhe shumë miqësor, i cili kishte shumë miq dhe kishte jetuar mes Norwich dhe Peterborough.

RelatedPosts

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

Por më herët gjatë këtij viti, shëndeti i tij mendor nisi të përkeqësohej për shkak të shqetësimeve që kishte nëse do të mund të vazhdonte të qëndronte në këtë vend dhe nëse do të mund të zgjaste afatin e vizës së tij.

Një natë përpara vdekjes, Mirsadi ishte shoqëruar nga familja e tij në aeroportin e Stansted, në mënyrë që të shkonte për të takuar vëllain e tij në Itali, pavarësisht shqetësimit të të dashurve të tij për statusin e vizës, se mund të mos lejohej të futej në vend. Por në këtë pikë, 37-vjeçari ishte bërë paranojak se njerëzit po e gënjenin dhe po flisnin pas krahëve të tij. Në fakt asnjëra prej këtyre gjërave nuk ishte e vërtetë.

Mbrëmjen e 22 Prillit, Mirsadi fluturoi drejt Italisë, por u ndalua në kufi dhe iu refuzua hyrja. Ai u kthye me avion në Britani, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Me telefonin e fikur pasi i kishte rënë bateria, Mirsadi nuk kishte mënyrë për të kontaktuar familjen e tij, e cila më vonë dëgjoi në lajme se një person kishte rënë nga ura.

37-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje. Autopsia doli në konkluzionin se ai kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë gjatë rënies. Hetimi mbi vdekjen e tij u mbajt në gjykatën e Essex një ditë më parë. Në gjykatë u lexua një letër nga familja e shqiptarit në të cilën thuhej se në Shqipëri kishte pasur një jetë të lumtur dhe kishte punuar si shofer privat, se ishte shumë i lidhur me nënën dhe babain e tij dhe se kishte shkuar në Britani për të pasur një jetë më të mirë për veten.

“Mirsadi aplikoi për vizën e tij zyrtare për të vijuar që të qëndronte në këtë shtet, por hasi vështirësi. Besohej se disa prej ndryshimeve për shkak të Brexit krijuan probleme. Ai u bë gjithnjë e më depresiv dhe jetonte në ankth”, thuhej mes të tjera në letrën e familjes.

“Nuk do ta kishim besuar kurrë që Mirsadi mund t’i jepte fund jetës, nuk ishte pjesë e karakterit të tij”, theksoi familja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

21 December, 2025
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

21 December, 2025
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result