Amerika e Veriut po përballet me temperaturat më të acarta në dekadave të fundit ku në një prej zonave malore më të ftohta të vendit, Mount Washington në New Hemshpire termometri arriti shifrën rekord prej minus 77 gradë Celsius.
Gati 100 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në verilindore dhe Kanada po përballen me ngricë të shoqëruar me erëra të ftohta, qe nuk janë parë prej një kohe të gjatë. Banorëve nga Manitoba deri në Maine u është kërkuar të kufizojnë kohën e tyre jashtë deri në fund të kësaj fundjave. Bostoni është nën një situate emergjence si pasojë e të ftohtit.
Shkollat publike janë mbyllur në qytet, si dhe në Worcester aty pranë. Qyteti i Nju Jorkut ku termometri ka shkuar deri ne minus 23 grade Celsius ka miratuar një përcaktim emergjence, që lejon të pastrehët të shkojnë në çdo strehë për të kërkuar ngrohje. Temperaturat e ulëta janë të lidhura me ajrin e ftohtë dhe të thatë që zhvendosur nga Kanadaja.
Të paktën 11 persona kanë vdekur nga moti i keq në jug të SHBA që nga e hëna. Tetë viktima janë shënuar në Teksas, dy në Oklahoma dhe një në Arkansas.
Më shumë se 250,000 njerëz janë ende pa energji, që nga nata e së premtes në Teksas, Arkansas, Misisipi, Tenesi dhe Nju Jork.