I ftohti polar godet Britaninë, mjegull dhe dëborë në të gjithë territorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e madhe po përballet me një kaos për shkak të  temperaturave të acarta , të cilat pritet të pasohen nga dy javë me reshje dëbore.

Metereologët thonë se në prag të  Krishtlindjeve temperaturat do të ulen edhe më shumë duke e bërë Britaninë më të ftohtë se Islanda.

Gjatë ditës së djeshme ra deri në katër centimetra borë, që do të pasojë me stuhi në të gjithë vendin gjatë gjithë javës.

Paraditen e djeshme sinoptikanët  lëshuan ​​një paralajmërim urgjent për mjegull të dendur, që mund të shkaktojë probleme në lëvizje.

Meterologët thanë gjithashtu se rreziku  nga akulli gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë më i lartë në zonat bregdetare.

Nga ana tjetër forcat e policisë në të gjithë vendin po paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në rrugë pasi numri i aksidenteve këto orë ka qenë i lartë.

Temperaturat e acarta deri në dhjetë ditë në vijim pritet për të gjithë vendin, me veriun  deri në 15 ditë.

Share This Article