I ftohti polar godet SHBA-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një valë të ftohti të pazakontë ka përfshirë SHBA-në këtë fillim jave, me një erë nga Arktiku që solli një ulje të temperatuarave, theksuan sot shërbimet meteorologjike amerikane (NWS).

Shira, reshje dëbore, stuhi, në të gjithë vendin, një i ftohtë i acartë ka përfshirë vendin që prej disa ditësh, nga Bregu Lindor në Bregun Perëndimor.

Shtetet e Jugut, të tilla si Teksasi, të mësuar me rekorde nxehtësie, janë prekur gjithashtu.

“Ky i ftohtë që ka goditur SHBA-në është i lidhur me kombinimin e një anticikloni arktik që mbart temperaturat e acarta dhe një depresioni shumë aktiv me valët e reshjeve”, specifikoi institucioni.

“Qindra rekorde të të ftohtit janë regjistruar dhe do të thyhen gjatë kësaj kohe të ftohtë polare”, shtoi NWS.

Në qendër të vendit, temperaturat tashmë kanë arritur nivele rekord gjatë fundjavës me -45 gradë Celsius në disa pjesë të Minesotës, një nga shtetet më të ftohta në SHBA.

Reshjet e dëborës lanë mijëra shtëpi pa energji, veçanërisht në Teksas, ku stuhia e akullit shkaktoi gjithashtu një përplasje të madhe makinash në një autostradë pranë Dallasit.

Të paktën shtatë shtete: Alabama, Oregon, Oklahoma, Kansas, Kentucky, Misisipi dhe Texas, kanë lëshuar alarme për motin.

Share This Article