“I futën molotovë te çanta e shkollës dhe më pas e arrestuan”, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar dëshminë e një prindi të mitur, i cili është shoqëruar gjatë protestës. Sipas dëshmisë së tij pretendohet se molotovët i janë futur në çantën e shkollës dhe më pas i mituri është arrestuar.

“Djali ka qenë duke ngrënë sufllaqe bashkë me kushëririn e vet 14 vjeç. Kanë qenë duke ardhur këtej nga krahu i Lanës, sa kanë kaluar shkollën Ismail Qemali. Tek Ura e Tabakëve. Kanë pasur çantën e shpinës të shkollës me gjithë librat. Ka ardhur njëri dhe ua ka futur në çantë. Këta janë trembur se nuk i njihnin se ishte gjithë ai burrë. I ka thënë shkoni dhe hidhini tek protesta. I kanë kapur në orën 8 pa ca kur ne ishim akoma tek protesta. Dhe po u kapi njeri, thoni që na kanë dhënë lekë. Në atë moment, nuk kanë bërë djemtë as 10 hapa, kanë ardhur civilët dhe i kanë arrestuar. Imagjino ti”, është dëshmia e prindit e publikuar nga kreu demokrat.

Berisha akuzoi policinë për veprime të paligjshme dhe tha se mbi 50 demonstrues janë ndaluar ose shoqëruar, duke pretenduar se një pjesë e tyre nuk kishin marrë pjesë në protestë.

“Janë ndaluar, janë shoqëruar mbi 50 demonstrues. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë marrë kurrë pjesë në protesta. Një pjesë e policisë janë sjellë me rrugaçëri, në mënyrë antiligjore, janë sjellë si patronazhistë dhe kriminelë të vërtetë. Ndërkohë mund t’u them se dje ka pasur një dallim të qartë në qëndrimin e një pjese të mirë të policisë, e cila ka realizuar dhe po realizon se mbrojtja e hajdutëve nuk është detyrë në emër të ligjit dhe të atdheut”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën, ndërsa u bëri thirrje punonjësve të policisë të mos ndjekin udhëzimet e drejtuesve që ai i quajti të papranueshme.

“Ftoj policët e ndershëm, familjarë të ndershëm, burra, gra, vëllezër, motra të familjeve të mira të mos ndjekin udhëzimet e kriminelëve Proda dhe Bizhga, por në rastin më të parë të bashkohen me demonstruesit. Edi Rama është një armik i qenies së tyre, i kombit shqiptar, është një armik i paimagjinueshëm që po i bën vendit të zezën më të madhe që i ka bërë ndokush me ligjin mburojë për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe ministrave të tij”. 

Share This Article