Edi Rama e kishte lajtmotiv të fushatës ‘pasaportën Europiane’, por vetëm 4 ditë pas ditës së zgjedhjeve, ka ndryshuar mendim.
Gjatë një konference me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, Rama është shprehur se, për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, duhet të plotësohen kriteret.
Por gjatë fushatës së tij elektorale, Edi Rama premtonte se pasaportën evropiane shqiptarët do të mund ta merrnin vetëm me Edin dhe PS-në, por tani ka vendosur që ti përmbahet rregullave, duke folur siç edhe foli gjatë gjithë fushatës, kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili deklaroi se, Shqipëria futet në BE, vetëm pasi të plotësojë kriteret.
Dhe Rama sot u shpreh se, për të hyrë në BE, duhet të plotësohen kriteret.
“Kështu që ne do bëjmë të tonë dhe duhet ta bëjmë patjetër tonë, se po nuk e bëmë tonën, nuk ka çfarë bën as Antonio që e do me zemër këtë proces edhe Shqipërinë edhe rajonin, asnjë mik tjetër sepse BE funksionon me laps dhe kritere e standarde që duhen përmbushur. Pasi ne të bëjmë tonë, pastaj topi është në fushën e tyre, për të hapur derën’, tha Edi Rama gjatë konferencës me Costan.