Një sasi e madhe narkotikësh, që dyshohet të jetë mbi 200 kilogramë, është sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në rajonin e Prishtinës.
Operacioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa në vendngjarje është arrestuar shoferi i kamionit, S.J., i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Sipas njoftimit zyrtar, droga është zbuluar brenda kamionit që po e drejtonte i dyshuari, ndërsa hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe Prokuroria Speciale kanë nisur veprimet hetimore për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e saj.
Me vendim të Prokurorisë, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pista të tjera të mundshme të rrjetit të trafikimit.
Autoritetet theksojnë se ky është një ndër aksionet më të mëdha të muajve të fundit në luftën kundër trafikimit të narkotikëve, duke ritheksuar përkushtimin për ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë, transmeton Telegrafi.






