I hapi rrugën turistëve të bënin foto, 13-vjeçari në Arizona i shpëton rënies nga 30 metra lartësi në kanion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë 13-vjeçar ka mbijetuar pasi rrëshqiti dhe ra nga 30 metra lartësi në Parkun Kombëtar Grand Canyon, në shtetin amerikan të Arizonës.

Ekuipazheve të shpëtimit iu deshën dy orë për të nxjerrë Wyatt Kauffman, pasi ra nga në pjesën veriore të zonës turistike popullore.

Wyatt  tha në një stacioni televiziv lokal se kishte rënë duke u munduar të largohej nga rruga në mënyrë që njerëzit të mund të bënin fotografi.

Dhjetra punonjës të urgjencës u përfshinë në shpëtim, ndërsa i mituri përfundoi me nëntë brinjë të thyera, dorën e thyer dhe shembje në mushkëri. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ BBC

Share This Article