I hyjnë hajdutët në banesë teksa flinte, shqiptarit të Levantes i shkaktojnë 1 milion euro dëme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përvojë e hidhur për futbollistin shqiptar të Levantes, Shkodran Mustafi. 30-vjeçarit, i cili vjeshtën e kaluar iu bashkua klubit spanjoll në bazë të një marrëveshjeje dyvjeçare, i kanë grabitur banesën të dielën ndërsa ishte duke fjetur.

Hajdutët mundën të hynin pa u vënë re në rezidencën e tij në Betera, rreth njëzet kilometra larg Valencias, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Llogaritet që hajdutët kanë mundur të marrin rreth para dhe sende të çmuara me vlerë rreth një milion euro.

Mustafi këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat. Klubi i tij zë vendin e parafundit në La Liga.

Share This Article