I hynë në shtëpi, e lidhën dhe i morën 500 000 euro, natë tmerri për Donnarumma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një natë tmerri në Paris.

Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hajdutët në apartamentin e tij. Ata, pasi janë futur brenda, kanë lidhur portierin italian dhe bashkëshorten e tij.

Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa, duke iu drejtuar një hoteli në orën 3:20 të mëngjesit së të premtes.

Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërkohë që hajdutët ia dolën të largoheshin duke marrë me vete sende në vlerën e 500 000 eurove.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa dyshja është ende e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Share This Article