Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.
Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.
Ceremonia mortore e 8 anëtareve, po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës.
Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.
Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.
Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti janë kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta.
Viktimat e familjes Lala:
Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).