I jepet lamtumira ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I është dhënë lamtumira e fundit, ish ushtares së UÇK-së, Fetnete Maxhuni-Ramosaj.

Varrimi i saj u bë sot në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Fetnete Ramosaj, ndërroi jetë tri ditë më parë dhe për të ndëruar veprimtarinë e saj, Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së ka organizuar homazhe dhe akademi komemorative.

Organizimi u bë nën patronazhin e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe mabjti një fjalim për të në mbledhjen kememorative, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Ramosaj i kushtoi tërë jetën veprimtarisë patriotike dhe se është e pavdekshme në kujtimin e bashkëvendësve të saj.

“Fetnete Ramosaj është ikona e luftës në Dukagjin. Ajo ishte ushtare,aktiviste, gazetare, publiciste që tërë jetën ia kushtoi veprimtarisë. Fetnetja që nga vitit 1998 ishte aktiviste dhe pjesëtare e celulave të para të UÇK-së. Ajo gjatë luftës ka kryer edhe detyrën e zëdhënëses së UÇK-së gjatë luftës duke u raportuar mediave të vendit dhe atyre të huajave. Pas luftës Fetnetja ishte pjesë e TMK-së nga viti 2002 si kolonele. Veprat e saj e bëjnë të pavdekshme për të gjithë ne”, tha Ramosaj.

Share This Article