I kapur rob nga serbët, rrëfimi i Krasniqit për njërën ndër betejat më të përgjakshme të UÇK-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I kapur rob nga serbët, rrëfimi i Xhavit Krasniqit për njërën ndër betejat më të përgjakshme të UÇK-së

Beteja e Pashtrikut e vitit 1998 ku mbetën të vrarë 36 ushtarë të UÇK-së kujtohet gjithmonë si një nga betejat më të përgjakshme e të lavdishme të Ushtrisë tonë kundër atyre serb.

Pas dyluftimit të ashpër që ishte zhvilluar, 9 prej ushtarëve të UÇK-së, ishin zënë rob e për herë të parë njëri nga ta është rrëfyer për RTV Dukagjini.

Mbi 140 ushtarë të UÇK-së ishin nisur për armatim në Shqipëri.

Mirëpo gjatë kthimit atyre iu kishin dalë në prit mbi 400 forca serbe.

Nga konfrontimi me serbët 36 ushtarë të UÇK-së u vranë derisa 9 prej tyre u kapën rob.

Xhavit Krasniqi në atë kohë ishte vetëm 17-vjeç kur u kap rob derisa ishte me uniformë të UÇK-së.

Ai ishte dëshmitarë i rënies së 36bashkëluftëtarëve të tij.

 “Gjatë kthimit forcat serbe na kanë zënë pritën dhe kanë filluar luftimet. Luftimet kanë zgjatur rreth 3 orë derisa 36 ushtarë të UÇK-së u vranë. Shtatë u kapëm rob dhe dy të tjerë ishin kapur rob pak më poshtë”, rrëfen Krasniqi për RTV Dukagjinin.

Vdekjen e kishte fare afër edhe vet Krasniqi, derisa ai rrëfen disa momente nga bashkëbisedimet me të plagosurit.

 “Derisa isha i plaguar dhe po tentoja të ikja dika, takova Enverin që ishte i plagosur. A je gjallë – e pyeta. Më tha “po”. Tregoju te shtëpia se unë po vdes, – më tha. Unë isha vet në prag të vdekjes dhe as që e besoja se do të shpëtoja”.

Nga Pashtriku Krasniqi dhe luftëtarët tjerë të UÇK-së të kapur rob u dërguan në Prizren.

Atje ishin torturuar rëndë, derisa ai lirimin e mori pasi UÇK-ja kishte kapur disa oficerë serb, e që më pas u shkëmbyen përmes OSBE-së.

 “Vuajtjet tona kanë qenë shumë të mëdha pasi ën kanë zënë me uniformë të UÇK-së. 40 ditë më pas kemi qëndruar në Nish, derisa në një betejë në Shalë të Bajgorës, derisa UÇK-ja kishte zënë rob 8 oficerë serb dhe përmes OSBE-së në ishim shkëmbyer.

Me 14 dhjetor të vitit 1998 humbën jetën 41 ushtarë të UÇK-së. 36 prej tyre u vranë në betejë derisa tjerët vdiqën nga i ftohti.

Share This Article