I kërcënoi babain, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë një italian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Ariccia të Italisë, pasi akuzohen për vatrën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ndaj një shtetasi italian.

Mediat e huaja shkruajnë se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç. Konflikti degradoi më tej, ku 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks. I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital ku u nënshtrua një operacioni.

Menjëherë pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë, babë e bir.

Share This Article