I kërkuari nga policia qëllon me armë drejt efektivëve në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elis Suçi i shpallur në kërkim nga Policia, i cili dyshohet si autor i një vjedhjeje, pasi është vënë në ndjekje nga Policia e Tiranës ka qëlluar me armë dhe është larguar me shpejtësi.
Autori ka qenë duke kaluar në këmbë pranë shkollës Ibrahim Rugova. Shërbimet e policisë e kanë parë dhe i kanë kërkuar të ndalojë. Autori nuk i është bindur urdhrit dhe ka qëlluar me armë në ajër, raporton Tv Klan.al. Nuk ka të lënduar. Mësohet se ai ishte në kërkim për vjedhjen e një marketi një muaj më parë në Kamëz.
Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Share This Article