I kishte pezulluar vetë, Elon Musk rikthen llogaritë e disa gazetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk ka bërë me dije se shumë llogari gazetarësh të pezulluara nga Twitter, janë kthyer sërish në këtë rrjet social.

Bëhet fjalë për gazetarë të New York Times, CNN dhe Washington Post, të cilët ishin pezulluar nga vetë Musk, pasi ai i akuzoi se kishin shpërndarë të dhëna mbi vendndodhjen e tij. Por, mes kritikave të shumta, ai vendosi që të pyeste përdoruesit e Twitter-it se çfarë të bënte me ta.

Nga sondazhi doli se 59% e 3,6 milionë votuesve mendonin se pezullimi i tyre nuk ishte i drejtë.

“Populli foli. Llogaritë që treguan vendndodhjen time do të kthehen menjëherë”, shkroi miliarderi Musk në Twitter.

Gjithsesi, një nga llogaritë më të famshme, @ElonJet, vijon të mbetet i pezulluar. Pronari i kësaj llogarie, 20-vjeçari Jack Sweeney, tregonte gjithmonë kur ngrihej dhe kur ulej avioni personal i Elon Musk. Miliarderi fajësoi atëherë këtë llogari për një incident me një person që e përndiqte.

Ndërkohë, politika e privatësisë së Twitter është përditësuar dhe thotë që përdoruesit “nuk mund të publikojnë informacion privat të njerëzve të tjerë pa miratimin dhe lejen e tyre”.

Share This Article