I lidhur me gazetaren? Reagon për herë të parë, Olsi Bylyku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë më parë zbuluam ekskluzivisht të dashurën e re të aktorit dhe këngëtarit Olsi Bylyku. Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Denada dhe punon gazetare në Tv Klan.

Sipas burimeve , ata kanë rreth katër muaj të lidhur! Por nga një vëzhgim i yni, rezultoi se gjërat në lidhjen e tyre nuk duken aq sipërfaqësore, pasi Denada ndjek në Instagram edhe “vjehrrën dhe kunatën”, pra nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas.

Megjithatë sot në një postim në Instastory në një mënyrë ose tjetër Olsi ‘theu heshtjen’ për lidhjen e shumë përfolur.

“Një në Angli, një në Gjermani, 7 në Zvicër, një në Suedi. Një kaçurrelse, njëra është bjonde. 7 kushërira, tjetra me onde”, është teksti i këngës që po dëgjon Olsi Bylyku për të cilën thotë se kështu ndihet kur dëgjon lajmet për të.

Duket se Olsi ka gjetur një mënyrë për t’i mohuar zërat, por sesa e vërtetë është ajo që thotë për këtë s’jemi të sigurt. Një reagim të drejtpërdrejtë nga aktori tani për tani nuk ka.

https://streamable.com/6puudy
Share This Article