Shumica e njerëzve do e konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të infektoheshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie.
Mildred Geraldine ” Gerri” Schappals u ka mbijetuar dy prej tyre brenda një shekulli.
Ajo është 102 vjeç dhe në vitin 1918 u infektua nga gripi spanjoll Ëorcester dhe rezultoi sërisht pozitive në muajin maj nga Covid-19.
Fatmirësisht ajo i ka kapërcyer të dy sëmundjet edhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ka një mënyrë interesante për të vlerësuar jetëgjatësinë e saj. Schappals i ka thënë vajzës së saj Julia se ajo është e destinuar të bëjë diçka shkëlqyeshme dhe se ende është duke u përpjekur ta zbulojë se çfarë është ajo.
E moshuara ka lindur në Ulster, më 18 janar 1918. Në nëntor të po atij viti, kur edhe lufta e parë botërore ishte afruar, ajo u sëmur me grip, ashtu si edhe e ëma dhe vëllai i saj. Ajo dhe e ëma ishin sëmurur aq rëndë sa që mjekët i kishin hequr shpresat.
