I mbijetuari i Aushvicit zbulon ribashkimin emocionues në Nju Jork me të dashurën e tij 72 vjet më pas

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i mbijetuar 93-vjeçar nga Aushvic, ka zbuluar se si ai u ribashkua me të dashurën e tij të kampit pas 72 vitesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për David Wisnia, i cili u dërgua në kampin e vdekjes naziste në moshën 17 vjeç dhe u detyrua të argëtojë “kapësit e tij” kur zbuluan se ai ishte një këngëtar i talentuar.

Por ishte ky talent së bashku me marrëdhënien e tij të fshehtë me një të burgosur femër 25-vjeçare, Helen Spitzer, e cila kishte qasje në “listat e transportit”, që e shpëtoi atë nga dërgimi në dhomat e gazit të kampeve të tjera, sipas New York Times.

Të mbijetuarit e Aushvicit dhe ish të dashuruarit, David Wisnia dhe Helen Spitzer, gjatë ribashkimit të tyre dhe takimit përfundimtar në 2016 në shtëpinë e saj në Manhattan

Ndërsa u përhapën thashethemet se ushtria sovjetike po afrohej dhe lufta mund të përfundojë në vitin 1944, të dashuruarit realizuan një plan për t’u takuar përsëri në një qendër komunitare në Varshavë, Poloni, pasi konflikti të mbaronte.

Por Z. Wisnia shpëtoi ndërsa ishte në një “Marsh Vdekje” nga kampi i përqendrimit në Dachau duke goditur një roje SS me një lopatë dhe u kap nga parashutistët amerikanë, duke i pamundësuar për të shkuar tek ish e dashura e tij.

David Wisnia, një i mbijetuar nga Aushvic, i cili u bë një ushtarak, në shtëpinë e tij në Levittown, Pensilvani

Pas disa përpjekjeve për të bërë kontakte pas luftës, dyshja nuk u takuan derisa zonja Spitzer, e cila njihej ndryshe si ‘Zippi’, ishte tashmë e moshës 98 vjeç dhe shumë e dobët.

Ajo gjithnjë e më shumë ishte e verbër dhe e shurdhër dhe ishte në shtrat kur çifti u takua përsëri për herë të parë në 72 vjet, në Manhattan në gusht të vitit 2016.

Wisnia, e cila tani jeton në Levittown, Pensilvania, zbuloi takimin e tyre këtë javë dhe dyshja u pajtuan se ata kishin dashur njëri-tjetrin dekada më parë.

Share This Article