I mbylli brenda dhe i vuri flakën shtëpisë/ ZBARDHEN DETAJE si 42-vjeçari tentoi të vriste prindërit në Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga ngjarja e rëndë në Fier.

Bëhet me dije nga burimet për media se 42-vjeçari Altjon Sulejmani ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se i ka vënë flakën banesës së prindërve të moshuar.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42 vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Share This Article