I mbylli gojën qenit me ngjitës dhe e varrosi të gjallë, e pëson rëndë 90-vjeçari, gjobitet me 30 mijë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën rurale të Nea Michanionës në Greqi, ku një burrë 90-vjeçar u arrestua pasi varrosi një qen të gjallë, pasi më parë ia kishte mbyllur gojën me shirit ngjitës. Episodi u zbulua të mërkurën në mëngjes, kur një qytetar që po kalonte rastësisht vuri re veprimin dhe njoftoi menjëherë autoritetet.

Oficerët e Departamentit të Policisë së Thermaikos mbërritën shpejt në vendngjarje dhe gjetën qenin 17-vjeçar ende gjallë, megjithëse i traumatizuar. Kafsha u dërgua menjëherë në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Mjedisin e Kafshëve Endacake të Selanikut Lindor (SYPPAZATH), ku sipas raportimeve gjendet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr kujdes profesional.

Nga informacionet paraprake, 90-vjeçari dyshohet se u ka thënë oficerëve se mendoi se qeni – i cili i përkiste vajzës së tij – kishte ngordhur dhe për këtë arsye ndërmori veprimin e papranueshëm. Megjithatë, pretendimi i tij po verifikohet nga autoritetet, të cilët e konsiderojnë rastin një shkelje të rëndë të ligjit për mirëqenien e kafshëve.

Burrit të moshuar i janë vendosur gjoba administrative në vlerën e 30,300 eurove, ndërsa çështja është referuar për ndjekje të mëtejshme penale.

Share This Article