I moshuari dëgjohet të thotë se dhe ai është rus, por jeton në Ukrainë/ I pyet nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video emocionuese është publikuar në “Twitter” e filmuar në qytetin e Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia. Një i moshuar iu kthehet ushtarëve rusë dhe iu thotë se janë kukulla. Ai dëgjohet të thotë në video se dhe ai është rus, por jeton në Ukrainë dhe i pyet nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur?

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari.

Share This Article