I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë takohet me Yuri Kim, në fokus të bisedimeve, partneriteti SHBA-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner është takuar së fundmi me Yuri Kim, ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të takimit të tyre ishte partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

REAGIMI I PLOTË:

I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Share This Article