I njohur si “arkitekti” i BE-së moderne, ndërron jetë Jacques Delors

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i përshkruar si arkitekti i BE-së moderne ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga vajza e tij.

Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut, shkruan BBC.

Duke shërbyer nga 1985-1995, Delors hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron.

Por për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në MB, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit.

Share This Article