I nxehti ekstrem zhvendoset drejt vendeve nordike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet nordike po regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa i nxehti ekstrem që goditi këtë javë Evropën po zhvendoset drejt Veriut, duke krijuar në disa zona “net tropikale”, njoftoi sot Instituti Meteorologjik dhe hidrologjik suedez.

Në Suedi më konkretisht veriu i vendit është përfshirë nga vala e temperaturave ekstreme.

Qyteti i vogël i Markusvinsa regjistroi të premten një temperaturë rekord që arriti pikun në 34,8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e konstatuar në Suedi këtë vit.

“Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në ekstremin verior që nga viti 1945”, shprehet për median, meteorologu i SMHI-së, Jon Jorpeland.

Në fillim të javës, disa zona në Suedi kanë përjetuar “net tropikale”, ndërkohë që temperatura gjatë natës nuk ka zbritur për asnjë moment nën 20 gradë Celsius.

Share This Article