I nxehti nuk largohet nga Shqipëria, temperaturat shkojnë 41 gradë ditën e sotme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore nga ku do të pasohen me reshje shiu të dobta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 22 deri 40°C Në zonat e ulëta 23 deri 41°C Në zonat bregdetare 24 deri 40°C.

Share This Article