I padëshiruar te PSG – Neymar tani e do largimin nga “Parc des Princes”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Neymar raportohet se është duke e kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të kësaj vere.

“RMC Sport” ka raportuar se sulmuesi brazilian tani është duke e menduar largimin, pavarësisht se më herët ishte menduar se ai e dëshiron qëndrimin.

Neymar ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por së fundi u raportua se edhe Luis Campos po kërkon ta shesë lojtarin.

Sipas mediumit francez, 30-vjeçari e ka shprehur disa herë nevojën e tij për “t’u ndier i dashur” nga klubi në mënyrë që të ketë paraqitje të mira prej tij.

Megjithatë, hierarkia e PSG-së thuhet se nuk e ka fshehur faktin se duan ta shihnin Neymarin duke u larguar. Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.

Share This Article