I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në QSUT

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.

Dërgimi i tij në spital është bërë nën masa të rrepta sigurie, nga Forcat Speciale të Burgjeve, për të parandaluar çdo mundësi të arratisjes.

Drejtoria e Burgjeve konfirmoi se Dumani është shtruar në Repartin e Kardiologjisë pasi ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiake. Në vitin 2014, një raport mjekoligjor konstatoi se ai vuan nga aritmia, kardiomiopatia dhe insuficienca kardiake si pasojë e një defekti të aortës që në lindje. Atëkohë ky fakt u mor parasysh për lirimin e tij nga burgu, ndërsa akuzohej për pengmarrje.

Dumani u arrestua në vitin 2023 gjatë operacionit të koduar “Plumb i Artë”, i cili synonte goditjen e grupeve të strukturuara kriminale. Ai akuzohet për një sërë krimesh të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, vrasje me paramendim, shpërthime me tritol dhe aktivitet kriminal të organizuar.

Pas arrestimit, Dumani e ka ndihmuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbardhjen e disa krimeve të bujshme.

Sipas SPAK-ut, Dumani rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale:

  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit;
  • “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani;
  • “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan;
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha, ngjarje e ndodhur në Tiranë;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela, ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020;
  • “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka ndodhur në fshatin Polizhan-Berat, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti);
  • “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta, ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan më datë 22.02.2011;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit;
  • “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë;
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se njëherë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ndodhur më datë 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, ndodhur më datë 27.04.2020.
Share This Article