I publikoi video intime 26-vjeçares, pranga të riut që ndante jetën mes Fierit dhe Anglisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për publikimin e videove intime në rrjete sociale të një shtetaseje, përndjekjen dhe kanosjen e saj në mënyrë të vazhdueshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar” njoftoi policia.

Në pranga ra V. G, banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article