I pushon zemra në fushë në Firence: 26 vjeçari Mattia Giani, humb jetën në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një futbollist i Castelfiorentino, Mattia Giani, u transportua me kodin e kuq në spitalin në Careggi (Firence), pasi u shemb përtokë pa ndjenja të dielën pasdite rreth orës 15:00, teksa luante në fushën e stadiumit komunal të Campi Bisenzio në kampionatin Eccellenza, në ndeshjen kundër Lanciotto Campi. Djaloshi u godit nga një arrest i dyshuar kardiak dhe u rrëzua për tokë, duke humbur vetëdijen. Ndihma mjekësore nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën 26 vjeçarit, që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

I pari që ndërhyri ishte një nga anëtarët e stafit të Castelfiorentino, i cili bëri me shepjtësi masazh kardiak. Sulmuesi, i lindur në Ponte a Egola, u asistua më pas nga mjekët e urgjencës që mbërritën në vend dhe e dërguan në poliklinikën e Firences. Nga sa u mësua, gjendja e 26-vjeçarit ishte mjaft e rëndë që në fillim. Giani ndodhej i shtruar me prognozë të rezervuar në reanimacionin e qendrës së traumës së poliklinikës Careggi, ku edhe ndërroi jetë. Infarkti ndodhi rreth 15 minuta para fillimit të ndeshjes, e cila u pezullua.

Share This Article